E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë – vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë
Tiffany ka bërë për të qeshur miliona përdorues të Instagramit me një video të vajzës së saj, e cila – besoni apo jo – i kërkon brokoli, dhe jo ëmbëlsira, siç bëjnë shumica e fëmijëve.
Vogëlushja simpatike është pothuajse e fiksuar pas brokolit dhe dëshiron ta hajë gjithmonë, ndërsa Tiffany ka filmuar momentin kur ajo i kërkon me ngulm ushqimin e saj të preferuar.
“Nëse fëmija im shëndoshet nga brokoli, ja si do të ndodhë”, ka bërë shaka Tiffany në përshkrimin e videos, e cila ka grumbulluar mbi njëmbëdhjetë milionë shikime në Instagram.
Në video, vogëlushja qëndron pranë nënës së saj në kuzhinë dhe i kërkon copëza brokoli. Duke qenë ende e vogël dhe pa e artikuluar mirë të folurën, mënyra se si e kërkon brokolin është tepër e ëmbël.
Videoja ka mahnitur miliona njerëz, të cilët nuk e kanë fshehur entuziazmin e tyre. Gjithashtu, shumë prindër janë shfaqur kuriozë duke kërkuar “recetën sekrete” se si Tiffany dhe bashkëshorti i saj, Shaun, kanë arritur ta bëjnë vajzën e tyre të dashurojë kaq shumë perimet. /Telegrafi/
View this post on Instagram