E la sanduiçin anash dhe shkoi në tualet, shikoni se çfarë bëri qeni me ushqimin
Pronari i qenit Hank, një përzierje labradori dhe mastifi, ndau një moment qesharak në TikTok gjashtë ditë më parë, i cili u regjistrua nga një kamera sigurie në kuzhinën e saj.
Pronarja, e cila njihet në TikTok si Lucy4774, e kaloi gjithë ditën e punës në video-telefonata dhe kur më në fund erdhi koha për një pushim, ajo vendosi të bashkonte një sanduiç me djathë të thekur dhe të shkonte në tualet.
Ajo e la sanduiçin në kuzhinë pa u menduar, por në një kohë të shkurtër që u largua, Hank u ngjit dhe vodhi të dyja gjysmat e sanduiçit.
Video e shkurtër u shikua nga 6.2 milionë njerëz të cilët lanë rreth tetë mijë komente. /Telegrafi/