E nxorën nga diskoteka se ishte i huaj, shqiptari kërkon 3 mijë euro dëmshpërblim
Mediat austriake Kurier dhe Krone kanë shkruar në lidhje me një incident ku protagonist ka një shtetas shqiptar.
Një shqiptar i Kosovës u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri pasi sipas tij, menaxherët e kishin identifikuar si të huaj dhe i kishin kërkuar që të largohej.
Disa ditë më parë, shqiptari Gazmend Bardhoku së bashku me disa shokë austriakë vendosen të shkojnë për t’u argëtuar në një diskotekë në Amstetten, por sipas asaj qe tregon vetë Gazmendi pasi ka hyrë në diskotekë ka shkuar në banjo. Pasi është kthyer tek shokët e tij ata i kanë treguar se sigurimi ka kërkuar qe Bardhoku të largohet nga ambientet.
“Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj.
Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty. Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët u njihnin me pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“, – tha Gazmendi.
Shqiptari ka kërkuar 3 mijë euro dëmshpërblim pasi mendon ky veprim është bërë për shkak të diskriminimit racor.
“Ne kërkojmë 3,000 euro dëmshpërblim për shkak të diskriminimit. Nuk ka vend për diçka të tillë në shekullin 21,” – ka thënë avokati i shqiptarit nga Kosova.