E përdorën imazhin e saj për të shitur pilula dobësimi, reagon Fifi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është përdorur pa leje për të reklamuar produkte false.
Lajmi u bë i ditur nga vetë artistja përmes një videoje në Instastory, ku ajo sqaroi ndjekësit se nuk ka përdorur kurrë produkte të tilla dhe se trupi i shfaqur në reklamë nuk është i saj.
“Më kanë dërguar shumë mesazhe duke më pyetur nëse këto hapa më kanë bërë efekt apo jo. Dua të them qartë se ai postim është plotësisht i rremë! Ai trup nuk është i imi, ata kanë marrë vetëm fytyrën time dhe e kanë montuar mbi një trup tjetër. Betohem në Zot që nuk kam përdorur asnjë lloj hapi. Fytyra është e imja, por trupi jo”, u shpreh ajo e revoltuar.
Fifi gjithashtu publikoi fotot origjinale në Instagram për të vërtetuar se reklama ishte manipulim i pastër dhe një tentativë për të mashtruar publikun në emër të saj.
Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta mes fansave të këngëtares, të cilët kanë dënuar ashpër abuzimin me imazhin e saj, ndërsa Fifi u bëri thirrje ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

Hazir Haziri tregon një incident që i ndodhi
Hazir Haziri, është liruar nga burgu i Serbisë ditën e djeshme. Ai u mbajt në paraburgim për mbi pesë muajsh,
Bordi i Paqes, Haziri: Osmani përfaqëson natyrshëm Kosovën,
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka vlerësuar si zhvillim tejet të rëndësishëm për Kosovën përfshirjen e
Trump, vulosje e Bordit të Paqes “nën hijen”
Bordi i Paqes i sapoformuar u prezantua nga Donald Trump në Davos, me 19 vende që nënshkruan anëtarësimin e tyre