E përdorën imazhin e saj për të shitur pilula dobësimi, reagon Fifi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është përdorur pa leje për të reklamuar produkte false.
Lajmi u bë i ditur nga vetë artistja përmes një videoje në Instastory, ku ajo sqaroi ndjekësit se nuk ka përdorur kurrë produkte të tilla dhe se trupi i shfaqur në reklamë nuk është i saj.
“Më kanë dërguar shumë mesazhe duke më pyetur nëse këto hapa më kanë bërë efekt apo jo. Dua të them qartë se ai postim është plotësisht i rremë! Ai trup nuk është i imi, ata kanë marrë vetëm fytyrën time dhe e kanë montuar mbi një trup tjetër. Betohem në Zot që nuk kam përdorur asnjë lloj hapi. Fytyra është e imja, por trupi jo”, u shpreh ajo e revoltuar.
Fifi gjithashtu publikoi fotot origjinale në Instagram për të vërtetuar se reklama ishte manipulim i pastër dhe një tentativë për të mashtruar publikun në emër të saj.
Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta mes fansave të këngëtares, të cilët kanë dënuar ashpër abuzimin me imazhin e saj, ndërsa Fifi u bëri thirrje ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kunati
I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati edhe dy ditë pas aktit. Albert Sylaj, kunati
Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës
Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij. Ai tha në
Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit
“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për ish-krerët e UÇK-së të cilët janë dënuar në