E rëndë/ Këngëtari i njohur u qëllua me armë, ndërron jetë një javë pas atentatit
Ditën e djeshme, këngëtari i njohur kubanez El Taiger, ka humbur jetën pas një atentati një javë më parë. Artisti 37-vjeçar, mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
People shkruan se 37-vjeçari, u sulmua teksa ishte në makinë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.
“Ndërsa ky lajm është tronditës, ne inkurajojmë fansat e El Taiger të nderojnë kujtimin e tij. Dëgjoni muzikën e tij dhe kërceni. El Taiger ishte ndjenja e njerëzve dhe tani ne duhet ta mbajmë gjallë atë ndjenjë përmes muzikës dhe trashëgimisë së tij”.