
E rëndë: Kjo është gruaja 42 vjeçare që u vra sot në Vushtrri
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në komunën e Vushtrrisë, më saktësisht në Stanoc ku një person dyshohet se e ka vrarë punëtorën e tij në një furrë buke, e më pas edhe vetën.
Sipas burimeve të Gazetës Demos, dy viktimat i takojnë moshës së mesme.
Mësohet se e vrarë ka mbetur Nexhmije Haradinaj.
Lajmin e ka bërë të ditur familjari, Rrahim Ajeti, i cili ka dhënë detaje lidhur me vrasjen. Ai ka thënë se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.
“Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha ai.