E rëndë! Po priste autobusin, infermierja shtatzënë aksidentohet për vdekje nga dy makina
Një infermiere ka ndërruar jetë sot në Prishtinë. Pas një aksidenti ajo është dërguar në QKUK mëngjesin e sotëm. Por, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.
Detaje për vdekjen e saj ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla. Ai tha për Insajderin se e ndjera nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
“Pacientja është sjellë rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla.
Gazeta Insajderi informon se viktima është Mergime Elshani. E ndjera ka qenë edhe shtatzënë.
Policia ka bërë të ditur se e ndjera ishte goditur nga dy vetura teksa po ecte në këmbë në fshatin Astrazub të Malishevës.
“Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësori është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Sheremet Elezaj.