E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen nga liria tre shtetas shqiptarë
AA
Më 28.08.2026, në ora 00:05, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar i kanë arrestuar D.D. (32), S.E. (35) dhe Xh.D. (35), të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Policia ka vepruar pas një denoncimi se tre personat kishin prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kishin sulmuar fizikisht Z.A. (44) nga fshati Çegran, Gostivar.
Të tre janë ndaluar në ambientet e DPB-së Gostivar.
Gjatë kontrolleve të kryera, tek D.D. është konstatuar 2.57 promilë alkool në gjak, ndërsa tek Xh.D. janë matur 1.47 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot ka zhvilluar takim me Nicole Varnes, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend,
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që
Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë