
“E thirri Arben Fetain…” – Taravari i zhgënyjer me ndikimin e Kurtit në Maqedoni
Ish- ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, i ftuar këtë të martë në “Politiko” të Kanal10, mes largimit nga koalicioni VLEN, tregoi edhe rastin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Taravari teksa fliste mbi zhvillimet më hershme atje, shprehu zhgënjim ndaj kryeministrit Kurti për siç tha “përzirjen” në një punë të caktuar.
“Prisja që ai të reflektoj por çfarë ndodhi Z.Kurti i thirr disa njerëz prej Aleancës për Shqiptarët, z.Fetain, të cilin kur e emërova për ministër, z.Kurti ka qenë kundërshtuesi më i madh, ku e gjetët bash për atë, kishte përcjell porosi nëpërmjet Izet Mexhidit e Bilall Kasamit. Dhe ky ishte zhgënjim total, unë kam thënë, kam vendos për atë e nuk ka kush përzihet“, tha Taravari, /Gazeta10