
E trishtë / Kjo është 22-vjeçarja që i dha fund jetës, babai i saj u vetëvra në të njëjtën mënyrë në 2019-ën
Një 22-vjeçare i dha fund jetës sot në qytetin e Lushnjes duke u vetëhedhur nga lartësia e një pallati.
Ajo është Kledia Kollazi e cila u vetëhodh nga kati i 9-të i një pallati 10 katësh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dyshimet janë se e reja mund të vuante nga depresioni. Ndërsa ata që e njohin raportojnë se edhe babai i saj kishte kryer vetëvrasje në të njëjtën mënyrë në vitin 2019. Babai i saj gjithashtu vuante nga depresioni. 22-vjeçarja ishte nga fshati Karbunarë e Madhe.
Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.