E vrau me çekiç dhe e mbajti trupin për një javë në shtëpi/ Çfarë e detyroi 39-vjeçarin të rrëfente krimin horror (FOTO)
Opinioni publik u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje horror e ndodhur në një familje shqiptare, me banim në Athinë të Greqisë.
Kastriot Cenko njoftoi policinë greke, duke u rrëfyer se i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij duke e goditur me çekiç. Një krim tepër i rëndë, që sipas dëshmisë së shqiptarit në bazë kishte xhelozinë, e megjithatë, më tronditëse do ishte ajo që policia do zbulonte në banesën ku ai jetonte.
Krimi që Kastriot Cenko rrëfeu në fakt kishte ndodhur një javë më parë, të enjten e 28 nëntorit. Për 7 ditë, ai e kishte mbajtur trupin e pajetë të bashkëshortes së tij në papafingon e banesës, duke e mbuluar me disa qese plastike.
Në këtë shtëpi jetonin dhe dy djemtë e tyre të mitur, vetëm 9 dhe 12 vjeç, të cilët besonin se nëna e tyre kishte shkuar për vizitë tek të afërmit, ashtu siç u kishte thënë babai. E megjithatë, gënjeshtrat e tij po i zbulonte aroma e rëndë që kishte mbuluar shtëpinë, e pak nga pak, edhe lagjen.
Në këto kushte, Kastrioti u detyrua të rrëfente gjithçka, duke zbulua horrorin që kishte ndodhur.
“E vrava nga xhelozia”/ Detaje TRONDITËSE, shqiptari mbajti trupin e gruas së vdekur në shtëpi, fëmijët…
Një martesë, që siç dëshmohet dhe nga postimet e 39-vjeçarit në Facebook, ishte e mbushur me dashuri, u kthye në një ngjarje horror nga xhelozia.
“Më tradhtonte me shokun tim prandaj e vrava”,– ishte justifikimi që Kastrioti tregoi për krimin tronditës.