Eden Hazard në foto me kapësin e topave, të cilin e shkelmoi në vitin 2013!
Eden Hazard postoi një foto në internet në shoqërinë e Çarli Morganit. Ky i fundit është ish-kapësi i topave te Suonsi, i cili u godit nga ish-lojtari belg në vitin 2013. I riu, tashmë 27-vjeç, ka bërë një pasuri të madhe me markën e tij të vodkës. Një ribashkim i papritur, njëmbëdhjetë vjet pas përplasjes së tyre në ‘Liberty Stadium’.
Hazard, i cili vari këpucët në gozhdë tetorin e kaluar, publikoi disa foto me djalin e atëhershëm, i cili është bërë një burrë dhe sipërmarrës i suksesshëm. Megjithatë duket si të ishte dje. Shumë kohë ka kaluar nga ai episod i shëmtuar në Kupën e Ligës angleze.
Ndërsa Chelsea po kryesonte 2-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me rreth dhjetë minuta para fundit, Hazard goditi Morgan sepse nuk e ktheu topin menjëherë. Një akt që solli kartonin e kuq për Hazardin dhe shkaktoi një tërmet mediatik në Angli.
On This Day in 2013, Eden Hazard was sent off and handed a 3 match ban for kicking a Swansea Ball Boy after he was deliberately holding onto the ball to time-waste.
The ball boy deserved an Oscar for that performance. pic.twitter.com/fxLSTevkJr
— CFC-Blues (@CFCBlues_com) January 23, 2024
Më shumë se dhjetë vjet pasi ajo skenë u bë e famshme për protestat që shkaktoi, Hazard pozoi pranë Çarlie Morganin, tani në krye të një biznesi të suksesshëm. I riu e bëri pasurinë e tij duke hedhur në treg markën e pijeve alkoolike “AU Vodka” me një mik në vitin 2016. Kompania e tij vlerësohet në më shumë se 46 milionë euro.
“Gjëja më e mirë e tërheqjes nga futbolli është takimi me miqtë e vjetër. Ke bërë një rrugë të gjatë në njëmbëdhjetë vjet, miku im Çarli Morgan”, shkroi Hazard për ta uruar atë dhe ndau disa foto në rrjetet sociale.