
Edhe me formatin e ri, skuadrat e mëdha po rishfaqen si gjithmonë
Formati dhe Liga e Kampioneve kanë ndryshuar. Skuadrat dhe kalendari kanë ndryshuar, sezonet dhe shortet janë ndryshe, por kur turneu shkon në rrugëtimin e tij dhe bëhet serioz, aty ku turet bëhen vendimtare, skuadrat e mëdha rishfaqen si gjithmonë. Ky është mësimi i nxjerrë pas ndeshjeve të para në 1/8 e finaleve. Klubet që kanë pasur probleme në fazën e ligës shkojnë në epërsi në ndeshjet e kthimit. Reali, Bajerni…
Vuajtjet e tyre në fund të vitit 2024 tani janë harruar dhe ata shkojnë në avantazh për të arritur në çerekfinale në takimet e javës së ardhshme. Reali do të duhet të mbrojë fitoren 2-1 ndaj Atletikos. Edhe më e lehtë duket detyra e Bajernit që shkon i qetë në Leverkuzen pas triumfit 3- në ndeshjen e së mërkurës.
Në fakt, nëse do të llogariteshin vetëm rezultatet e ndeshjes së parë, çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të ishin: Arsenal-Real, Liverpul-Aston Vila, Barcelona-Dortmund ose Lillë dhe Bajern-Inter. Kjo do të thotë, me një farë leje, “creme de la creme”.
Në total, 36 kupa europiane janë ndarë mes atyre që nga sot janë më afër biletës për në çerekfinale.