Edhe në sezonin e ri, Granit Xhaka vazhdon me trofe
Bajer Leverkuzeni e ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke e mposhtur Shtutgartin përmes penalltive. Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa dy skuadrat u deshtë të shkonin në ekzekutimin e 11 metrave, aty ku “Farmacistët” shënuan katër për dallim nga kundërshtari që realizoi vetëm tri sosh. Viktor Boniface fillimisht shënoi golin e epërsisë për Leverkuzenin në minutën e 11-të me një asistim të Tapsobas. Por, katër minuta më vonë, Shtutgarti realizoi përmes Millot, që u asitua nga Mitellshtadt.
Për t’i bërë gjërat më të vështira për Leverkuzenin u përkujdes Terier (37’) që u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër. Në pjesën e dytë, Shtutgarti kaloi në epërsi për 2-1 me golin e Undav që realizoi në minutën e 63-të.
Por, Leverkuzeni nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Patrik Shik (88’) që u asistua nga Alejandro Grimaldo. Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa dy ekipet shkuan në ekzekutimin e penalltive.