
“Edhe pas vdekjes sime do ma përdorni emrin!” – Reagon Xhem Baruti pas zhurmës mediatike
AA
Përshëndetje: Unë jam Xhem Lamallari-Baruti. Prej dy ditësh, emri im po përmendet në lajmet qendrore, në emisione debative, në portale dhe media të ndryshme. Jo vetëm kaq — emri im është bërë edhe pjesë e diskurseve politike të partive si VMRO, LSDM dhe Levica. Madje edhe ministri i Punëve të Brendshme ka përmendur emrin (apo pseudonimin) tim publikisht.
E gjithë kjo zhurmë ka ndodhur pas një fjalosjeje verbale mes vëllait tim dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Arsovska.
Dua ta bëj të qartë dhe t’ju informoj se nuk kam dërguar askënd të fjaloset apo të përleshet me askënd, nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk kam asnjë proces gjyqësor të hapur.
Unë jetoj me hallet e mia, si një pjesëtar i plagosur i UÇK-së. Kam dhimbjet dhe sfidat e mia personale, me të cilat përballem çdo ditë.
E kuptoj se emri im ndoshta do të vazhdojë të përdoret edhe pas vdekjes sime. Por, të paktën për sa kohë jam gjallë, ju lutem mos shpifni dhe mos përhapni gënjeshtra për mua.
Ne keto dy ditë i kam pas krah pjesën me vitale te shoqërisë sone, te cilës u’a jam mirnjohës, por u’a kam pa surratin edhe disa shpiunave qe dem baba den kan kukat “lele majko”.
Me respekt,
Т.Н. Kомандант Барути 😉