
Edison Kavani tërhiqet nga kombëtarja e Uruguait
Edinson Kavani nuk do të grumbullohet më me kombëtaren e Uruguajit. Sulmuesi lajmëroi së fundmi tërheqjen nga ekipi kombëtar me idenë për t’u fokusuar tashmë vetëm tek Boka Juniors në Argjentinë.
37-vjeçari debutoi me Uruguain në vitin 2008, teksa është edhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares.
Në njoftimin e tij për tërheqjen nga Uruguai, Kavani falenderoi ekipin kombëtar për të gjithë rrugëtimin dhe për atë që i kishte mësuar gjatë karrierës ndërsa thkesoi se tashmë kombëtarja e tij do të kishte një tifoz më shumë në tribuna.