Edon Zhegrova, dribluesi i dytë në Ligën e Kampionëve
Edon Zhegrova po shkëlqen këtë sezon te skuadra e Lille-s. Ylli kosovar me paraqitjet e tij fantastik është shndërruar në një lider te skuadra franceze.
Faqja zyrtare e Ligës së Kampioneve ka publikuar tre futbollistët që kanë bërë më shumë driblime këtë sezon, në katër ndeshjet e para. Edon Zhegrova renditet në vendin e dytë, me 31 driblime, tre më pak se Vinicius Jr, ndërsa i treti është Savinjo i Man. Sitit, me 28 driblime.
25-vjeçari ishte më meritori që Lille shënoi fitore ndaj Real Madridit, duke u shpallur lojtari i ndeshjes, derisa shkëlqeu edhe në fitoren ndaj Atletiko Madridtit dhe barazimin ndaj Juventusit, ku bëri edhe asist.