Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim
AA
Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me mëmësinë.
Në “Goca dhe Gra”, ajo theksoi se ndryshe nga disa vite më parë që e priste një fëmijë, tani nuk e pret më.
Kjo për shkak se sipas saj nuk është e njëjtë të jesh nënë në moshën 20-30 vjeçe, me moshën 40-60 vjeçe.
“Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë. Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më. E dini pse? Sepse mendoj se një fëmijë nga nevojë për gjithë fuqinë fizike, përqendrimin tënd”, tha ajo.
Aktorja shtoi: “Nuk është njësoj si të jesh nënë 20, 25, 30 vjeçe dhe të jesh nënë 40, 50 apo 60 vjeçe. Nuk është njësoj sepse fuqia është ndryshe, përqendrimi është ndryshe, lodhja është ndryshe dhe sinqerisht nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim. Do të doja të isha mami i fëmijës tim. Por ky është një vendim personal”.
Përkundër gjithë kësaj, vlen për t’u theksuar se ajo e mirëpret nëse një fëmijë vjen.
Egla ka folur edhe në Big Brother për këtë çështje duke vënë në dukje se është një zgjedhje personale e secilit.
ISHP: Është regjistruar rasti i parë i etheve
Në Maqedoni është regjistruar rasti i parë i etheve të Nilit Perëndimor për këtë vit. Bëhet fjalë për një burrë
Gjorgjievski: Do të zgjidhet problemi me kalimin e
Problemi me kalimin e paligjshëm të këmbësorëve në Bit Pazar do të zgjidhet, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce
Dhunë familjare në disa qytete të vendit, arrestime
Më 20 maj 2026, në ora 17:30, në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se tre ditë