
Egli apo Gjesti, cili nga banorët kërkohet më shumë në “Google”?
Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili ka folur për numrin e ndjekësve në “Instagram” të banorëve të “Big Brother VIP 4”.
Ai sqaroi se mund të ndodhë që personazhet e njohur të blejnë ndjekës, por ka raste edhe kur ua blejnë fansat apo ndonjë keqbërës.
“Nuk rriten përdoruesit me shifra aq të mëdha, është shumë e vështirë të rritet me 200 mijë apo 300 mijë ndjekës në një ditë”, tha eksperti i IT-së.
“Në cilat raste ndodh të kesh vërtetë një lloj bumi në atë kurbën e ndjekësve?”, e pyeti moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni.
Kallanxhi mori shembullin e prezantuesit të njohur italian, Carlo Conti, kur mori prezantimin e parë të “Sanremo”-s.
“Carlo Conti mbaj mend kur mori prezantimin e parë të Sanremo-s. Brenda natës së parë ai ishte 0 ndjekës në “Intagram” dhe shkoi mbi 500 mijë ndjekës. Po flasim për një shtet si Italia që ka 60 milionë banorë”, tha ai.
I pyetur a është e manipulueshme shikueshmëria në reel-s, eksperti i IT-së u përgjigj:
“Patjetër që po. Çdo gjë që është në rrjetet sociale është e manipulueshme”.
Ndërsa pyetjes se kush kërkohet më shumë në “Google”, Egli apo Gjesti, Kallanxhi bëri kërkimin live dhe zbuloi:
“Po bëj atë të 30 ditëve të fundit. Egli është shumë mirë në Vlorë dhe Berat. Kurse në të gjitha qytetet e tjera është Gjesti”.
Kuvendi votoi: Azir Aliun ministër i Shëndetësisë, Albrim
Me 65 vota pro, Kuvendi miratoi sot emërimin e Azir Aliut si ministër i ri i Shëndetësisë. Në të njëjtën
Adnan Azizi: Aziri dhe Albrimi janë forcë e
Pas votimit në Kuvend për ministrin dhe zëvendësministrin nga radhët e koalicionit VLEN, ka reaguar deputeti Adnan Azizi, duke dhënë
Mickoski, BDI-së: Rrezikoni që partia juaj të futet
Kryeministri, Hristijan Mickoski, tha sot se qytetarët nuk duan që politikanët shqiptarë që janë në “listat e zeza” të përfaqësojnë