Egnatia, eliminimi nga Liga e Kampionëve përmes penaltive
Pasi humbën sfidën e parë, në transfertë, 1-0, “Rrogozhinasit” e Egnatias i kanë treguar boshnjakëve, të Boraca Banja Luka se janë të aftë të dominojnë, duke i mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.
Sipari i golave u hap në minutën e 17′-të, nga “ylli” turk i Egnatias, Melih Ibrahimoglu, mirëpo avantazhi nuk zgjati shumë dhe në minutën e 30′-të, boshnjakët barazuan me Lukiç.
Fitorja e “Rrogozhinasve” erdhi në minutën e 82′-të, me “fantazistin” nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Doukou, i cili dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë kështu mundësi skuadrës së tij, të dërgojë sfidën në kohën shtesë, aty ku nuk u prodhuar asnjë gol e për rrjedhojë gjithçka mbeti për t’u vendosur në “ruletën ruse”.
Në goditjen e penalltive fituan 4-1 boshnjakët, të cilët u treguan më të saktë në goditjet e tyre, ndryshe nga djemtë e Ilir Tetovës, për të cilët gabuan mesfushorët Albano Aleksi e Regi Lushkja, duke i kushtuar skuadrës së tyre eleminimin nga eliminatoret e Ligës së Kampionëve.