Ejakulimi i hershëm nuk duhet të trajtohet me barna, por me ushtrime
Kjo ndodhë tek tre nga pesë meshkuj, andaj është quajtur si shumë e zakonshme dhe më shumë si bazë nervore.
Si në rastet e adoleshentëve të papërvojë, si tek ata që nuk kanë bërë seks për një kohë të gjatë, kjo është diçka që ndodhë.
Por, në vend se të merren mjekime me barna, ekspertët e seksologjisë, kanë kërkuar të merret me qetësi dhe të bëhen ushtrime, transmeton Telegrafi.
Mjafton të uleni me këmbë të ndara dhe të shtrëngoni pjesën e legenit dhe të pasmet, njëjtë si kur shtrëngoheni të mos ju del dalin gazra.
Me këtë ushtrim, që ndjehet lehtë të lëvizë qesja që mbanë testikujt, pretendohet se ndihmon në kontrollimin e ejakulimit.
Ky ushtrim, mjafton të bëhet nga dhjetë herë në ditë, për çdo ditë.
Dr Poppo paraqiti argumentin e tij në një punim në revistën Clinical Anatomy.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se deri në 40 për qind e meshkujve vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm – i përcaktuar nga ‘International Society of Sexual Medicine’ si derdhje “brenda një minutë” – në një moment të jetës së tyre.
Një studim italian zbuloi se kryerja e ushtrimeve për të forcuar muskujt e legenit për 12 javë mund të ndihmojë ata që kanë probleme gjatë gjithë jetës. /Telegrafi/