
Ekipe nga Premier Liga me ofertë konkrete për Brojën, Çellsi i refuzon
Sipas asaj që raporton “MailSport”, Çellsi është pranuar disa oferta nga rivalët e Premier Ligës për Armando Brojën, mirëpo ata janë nën shifrën që kërkojnë.
Çellsi thuhet se po kërkon afër 60 milionë euro, ndërsa Vulherhemptoni ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e reprezentuesit shqiptar. Skuadra londineze nuk e ka pranuar këtë shumë, derisa është e gatshme ta lë Brojën në huazim më obligim për ta blerë skuadra që e siguron kartonin e tij.
Sulmuesi është po ashtu i gatshëm të largohet nga skuadra londineze, pasi synon të futet në listën e Shqipërisë për “Euro 2024”. Andaj, një huazim sa më i shpejt do t’i linte kohë që ai të dëshmonte cilësitë e tij dhe të ftohej nga Sylvinho për në Kampionatin Evropian. Në garë për Brojën thuhet se janë edhe Fulhami, Uest Hemi dhe Kristall Pallas, gjersa në Itali interesim ka shprehur Milani dhe Interi.