Ekipi i potalit “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit
Gazetarët e portalit Shënjestër.net në Kosovë, Flamur Hoxha, Fatlum Berisha e Granit Tahiri, janë përballur me pengim fizik nga zyrtarët policorë në pikën kufitare të Hanit të Elezit.
Sipas rrëfimit nga kjo redaksi, ngjarja ka ndodhur kur ekipi i tyre nuk u la ta kalojë kufirin nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi njëri nga leternjoftimët ishte i skaduar.
Sipas së njëjtës, dokumentet e tjera i ishin dorëzuar Policisë së Kosovës, të cilët ua bënë me dije gazetarëve se kalimi me patent shofer është i pamundur.
Situata, sipas Shënjestër, eskaloi kur me gjuhë të ashpër ndërhyri rreshteri policor dhe gazetarët ishin marrë brenda objektit në kufi.
Në videon e publikuar nga ky medium shihet se gazetarët janë shtyrë fizikisht e më pas janë futur në një dhomë pa kamerë, në të cilën sipas Shënjestër, ka pasur dhunë fizike.