Ekskluzive| Babai i të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçarit ‘komenton’ ngjarjen- detaje nga vendi i ngjarjes
Lulzim Fejzullahu ndërroi jetë të shtunën si pasojë e plagëve të marra nga dy bashkëmoshatarët e tij.
Fillimisht ai u goditë nga vetura e më pasë është u rrah brutalisht me një mjetë të fortë.
Gazeta Insajderi ka mësuar se dy të dyshuarit janë të bijtë e dy biznesmenëve.
Babai i Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës ”SOA Security”.
Ndërsa, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës.
Besim Kadriu është pronar i një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.
Ky i fundit, ekskluzivisht për Insajderin ka komentuar ngjarjen në të cilën është i përfshirë edhe i biri I tij.
Në videon në vijim mund të shihni përgjigjjen e tij dhe detaje se si ka ndodhur ngjarja.