AA
Në kuadër të ekspozitës “Përpjekje”, e hapur sot në hapësirat e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u prezantua edhe indeksi i ish-presidentit Hashim Thaçi, si një nga dokumentet me vlerë historike dhe simbolike, përcjell INA.
Thaçi ka qenë student i Departamentit të Historisë, ku gjatë viteve të studimeve ka mbajtur edhe pozitën e Prorektorit Studentor, duke u angazhuar në jetën akademike dhe organizative të universitetit. Indeksi i ish-presidentit Thaçi është ruajtur nga historiani Selim Daci dhe ai publikohet për herë të parë.
Ekspozita “Përpjekje”, e realizuar nga Arsim Sinani, Durim Abdullahu dhe Oktaj Hasani, është pjesë e shënimeve për 65-vjetorin e themelimit të Fakultetit Filozofik, dhe synon të risjellë kujtesën mbi rolin formues të këtij institucioni në ndërtimin e elitës intelektuale dhe politike shqiptare.(INA)

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më
Studeniçani, komunë prej rreth 22 000 banorësh dhe me rreth 2577 fëmijë të grupmoshës parashkollore nuk e kanë asnjë çerdhe.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të