Eksperti i sigurisë: Në kufi me Kosovën ka 22 baza ushtarake serbe, qytetarët marrin armë
Drizan Shala ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e sotme në Top Story, në lidhje me shpërthimin pranë ujësjellësit në Veri.
Ai deklaroi se në kufi me Kosovën ka 22 baza ushtarake serbe.
“Është një trajektore që kalon 350 kilometra brez kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në këtë brez janë të vendosura 22 baza ushtarake dhe 22 baza policore të xhandarmërisë serbe, të vendosura para 1980.
Pas luftës së fundit ishin përdorur për të kryer aksione të caktuara logjistike në drejtim të Kosovës. Dhe nuk kanë lëvizur më që aty. Janë baza ushtarake që shfrytëzohen nga strukturat ushtarake serbe, ku pjesa më e madhe janë forca tokësore.