
Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të drogës në Pejë

Erion Etemaj, i dyshuari për kultivimin e drogës në Pejë, është ekstradua të hënën nga Shqipëria në Kosovë.
Burimet e Insjaderit thanë se ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.
Gazeta Insajderi kishte raportuar se Erion Etemaj ishte arrestuar në Republikën e Shqipërisë, me urdhër të Prokurorit Ersan Qavolli, me 21 nëntor të vitit 2024.
Erion Etemaj ishte në mesin e 9 personave ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest nga Prokuroria e Pejës pasi u kapen më plantacion të kanabisit në vlerë 5 milionë euro në një fshat të Pejës.
Aksioni anti-drogë ishte zhvilluar me 27 shtator në Pejë, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.
Insajderi kishte arritur të siguronte informacione se si ka funksionuar grupi.
Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2850 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u thar, që do të ishin për shitje pastaj.
Mbjellja e tyre është bërë në disa parcela, pronarët e të cilave akoma nuk janë identifikuar.
Në vendin e ngjarjes Policia ka arritur të sekuestroj telefonin e të arrestuarit, i cili pritet të egzaminohet.