Elefanti ecën pa zinxhirë për herë të parë në 41 vjet
Një pamje e veçantë nga Tajlanda ka rrëmbyer zemrat e njerëzve në mbarë botën. Elefanti Mare Noi, i cili kaloi 41 vjet në robëri, më në fund shijoi lirinë.
Një video që është bërë virale në rrjetet sociale tregon se ajo hedh hapat e parë pa zinxhirë, pas më shumë se katër dekadash skllavërie.
Elefantët njihen për butësinë dhe mençurinë e tyre, gjë që e bën edhe më tronditës abuzimin me këto krijesa madhështore. Për fat të mirë, Mare Noi nuk është më pjesë e asaj historie të trishtë.
Aaron Jackson, një njeri që punoi pa u lodhur për të shpëtuar elefantët e shumtë, e dokumentoi këtë përvojë prekëse. Në video, Jackson tregon elefantin duke ecur i lumtur në rrugë, i lirë nga zinxhirët që e kanë mbajtur atë për kaq gjatë.
“Ajo tani është e lirë. Mare Noi tani më në fund po shijon jetën që meriton: e lirë dhe e lumtur. Ky moment emocional është një kujtesë e rëndësisë së luftës për të drejtat dhe lirinë e kafshëve”, tha Jackson në videon, të cilën mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/
@planting_peace Watch Mare Noi walk for the first time in 41 years without chains as a free elephant. She is walking really fast. I can tell she has pep in her step. She was used as a logging and breeding elephant her whole life. She has been waiting for this day for a long time. She will have 500 acers to roam free at Boon Lott Elephant Sanctuary. They’re one incredible organization. I know she will be happy there. -Aaron #bles #boonlott #plantingpeace #fsu #rescue #elephantrescue #thailand #gaytiktok #nonprofit #elephants you can follow Bles here… @Katherine Connor ♬ original sound – Aaron Jackson