Elif Elmas, transferimi i dytë më i shtrenjtë në merkaton e janarit
Afati kalimtar dimëror ka filluar tash e 10 ditë dhe disa nga klubet nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë bërë transferimet e para.
Në mesin e dhjetë transferimeve të merkatos dimërore, në këto dhjetë ditët e para, më i shtrenjtë cilësohet kalimi i brazilianite Viktor Roke, i cili për 30 mln euro zbarkoi te Barcelona.
Ndërkohë në vendin e dytë qëndron Elif Elmas, më transferimin e cilësuar në 24 mln euro, do të vesh në të ardhmen fanellën e skuadrës së Lajpcigut. Në vendin e tretë qëndron përforcimi i parë për PSZH-në, Lukas Beraldo, i cili erdhi nga Sao Paolo për 20 mln euro.