Eliminohet numri 3 në botë Kori Gauf, avancojnë Janik Siner e Karlos Alkaraz
Kanë nisur takimet e raundit të katërt, që kanë përcaktuar edhe çerekfinalistët e parë në Grand Slam-in e Uimbëlldonit. Numri 1 për meshkuj, italiani Janik Siner, mundi 3-0 Ben Sheltonin.
Në çerekfinale shkon edhe spanjolli Karlos Alkaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-1 Ugo Humbert. Një biletë për më tej sigurojnë edhe rusi Daniil Medvedev e amerikani Tomi Poll, që fituan sfidat e radhës.
Te femrat, surprizë eliminimi i numri 3 në botë, tenistes amerikane Kori Gauf. Ajo u mund 2-0 nga spanjollja Ema Navaro. Eliminohet edhe tenistja britanike Ema Radukanu, që u mund 2-1 nga Lulu Sun. Një biletë për në fazën çerekfinale siguroi edhe tenistja italiane Jasmine Paolini, që përfitoi nga tërheqja e Madison Kejsit në setin e tretë. Eliminohet tenistja spanjolle Paula Badosa, që u mund 2-1 nga Dona Vekiç.