Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete
Një mrekulli ka bërë stafi i emergjencës së Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” duke kthyer në jetë një fëmijë të moshës 3 vjeçare që arriti aty pa shenja jete, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, ku një fëmijë arriti në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
Fëmiu ishte nga fshati Druar i Vushtrrisë dhe arriti në spital pa shenja jete pasi sipas familjarëve kishte rënë në një pus në oborrin e shtëpisë.
Stafi i emergjencës bëri reaniminim përreth 2 minuta e gjysmë, dhe arriti t’ia kthej pulsin e zemrës por jo edhe vetëdijen.
Pas kësaj stafi arrin ta stabilizojë gjendjen e fëmiut në parametra dhe i njëjti u transferua në qendrën emergjente të QKUK-së.
Ky rast tregon përkushtimin dhe profesionalizimin e stafit mjekësor të emergjencës së Spitalit të Vushtrrisë./Veriu.info/