Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit
Sulmuesi brazilian, Endrick ka nënshkruar sot (e shtunë) kontratën dhe është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtari më i ri i Real Madridit.
Endrick është tashmë një lojtar i ‘Los Blancos’, pasi nënshkroi kontratën në ‘Santiago Bernabeu’, pas kalimit të testeve mjekësore në mëngjes.
Presidenti Florentino Perez e priti atë në sallën e këshillit të Real Madrid City, ku sulmuesi brazilian nënshkroi kontratën që do t’i bashkohet klubit ‘Los Blancos’.
Ylli brazilian ka nënshkruar kontratën sipas së cilës ai do të jetë pjesë e Real Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme.
Pas procedurave të nënshkrimit, Endrick mori një kopje të stadiumit, një orë dhe një fanellë me emrin e tij dhe numrin 16.
Pas përfundimit të ritualit brenda stadiumit, Endrick ka dalë në fushën e Bernabeut, aty ku u prit me entuziazëm të madh nga tifozët.
Gjatë fjalimit të tij të shkurtër, Endrick u shpreh se është i habitur nga numri i madh i tifozëve pjesëmarrës në stadium, ndërsa shpërtheu në lot kur ata filluan të këndojnë emrin e tij.