
Enrike: Anfieldi, është një motivim i madh për lojtarët, por edhe ekipin
Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka folur para ndeshjes së sotme ndaj Liverpullin.
Skuadra e tij do të synojë të përmbys humbjen në ndeshjen e parë, ku të dyja po luftojnë për të arritur çerekfinalen. Enrike, foli edhe për veçantinë e të luajturit në stadiumin ikonik “Anfield”.
“Asnjë lojtar në ekip nuk do të dojë të mos luajë në Anfield. Është një stadium legjendar në historinë e futbollit në Evropë. Është një motivim i madh për lojtarët dhe si ekip. Ne duam të tregojmë se jemi të aftë të luajmë një lojë të mirë në stadiumin e Liverpoolit”, u shpreh Enrike.
Superndeshja e sotme zhvillohet sonte, në orën 21:00./IndeksOnline/