
Enver Idrizi në postin e ri, drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate
Enver Idrizi është zgjedhur drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Karatesë e Kosovës në një postim në “Facebook”.
“Me 30 janar 2024, Bordi Ekzekutiv i Federatës së Karates së Kosovës mbajti mbledhjen e parë konstituive, pas Kuvendit tẽ Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së z. Besart Baruti, ku mori disa vendime pẽr tẽ cilat Klubet e FKK-së janẽ njoftuar. Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë me propozim të kryetarit z. Besart Baruti, me të gjitha votat PRO, u emërua Drejtor i reprezentacionit të Kosovës në Karate,” thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj federate.