
Epidemiolog nga SHBA: Rritje e kancerëve të rrallë pas vaksinimit kundër Kovidit
AA
“Tek një grua 30-vjeçare zhvillohet kancer i fshikëzës së urinës, që është jashtëzakonisht i rrallë, në stadin 4, pas dozës së tretë të vaksinës. Proteina spike ka dobësuar sistemin imunitar. Kjo u shoqërua me çrregullim gjenomik, që do të thotë se gjene e saj për monitorimin e tumorit u bënë praktikisht inaktive. Ajo kishte mijëra gjene që ishin kryesisht të çrregulluara; gjene që lidhen me riparimin e ADN-së ishin të çaktivizuara, dhe ajo kishte thyerje të zinxhirëve të dyfishtë të ADN-së,” thotë epidemiologu nga Teksasi, Dr. Nicholas Halcher, duke prezantuar të dhëna shqetësuese në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA.
Ai është gjithashtu bashkëpunëtor i Fondacionit McCallow, i udhëhequr nga Dr. Peter McCallow, internist dhe kardiolog, një nga kardiologët më të cituar në SHBA dhe disa herë dëshmitar në Senatin e SHBA-së për efektet negative të vaksinave mRNA.
Në intervistë, Dr. Halcher flet edhe për një studim ku u monitoruan mbi 300,000 italianë, një mbikëqyrje shumë masive që zgjati 30 muaj, dhe që tregoi se ata që morën vaksinat mRNA kishin rreth 30–50% rrezik më të lartë për kancer të gjirit, kancer kolorektal, leukemi, limfomë, por ai gjithashtu jep edhe këshillën më praktike deri tani se si të pastroni trupin nga proteina toksike spike e virusit COVID dhe e vaksinave mRNA, që sipas tij është shkaku direkt i kancerëve “turbo”, miokarditit sidomos tek të rinjtë, dhe shfaqjes së re të sëmundjeve autoimune.
Dr. Halcher, lejoni të citoj fillimisht fjalët tuaja. Ju keni thënë pak ditë më parë:
“Ne dokumentuam dëshminë e parë të drejtpërdrejtë që kodi gjenetik i vaksinës mRNA integrohet në genomin njerëzor. Ky është rasti i një gruaje të re, 30-vjeçare, me kancer të fshikëzës së urinës, dhe ajo që u gjet është se materiali gjenetik i vektorit të Pfizer është integruar në kromozomin 19 të këtij tumori.”
A mund ta shpjegoni këtë, ju lutem?
Në thelb, kjo shërben si një raport paralajmërues, sepse kjo është dëshmia e parë e dokumentuar për integrim gjenomik të materialit gjenetik nga vaksina mRNA. Tani duhet të kryejmë kërkime masive, të bëjmë më shumë sekuencime tek njerëzit me kancer “turbo” për të zbuluar me të vërtetë sa njerëz janë të prekur, por le të flasim për raportin konkret. Kjo grua ishte 31 vjeç dhe zhvilloi kancer të fshikëzës së urinës në stadin 4 pas tre doza mRNA. Kjo është e paimagjinueshme, kancer i fshikëzës në stadin 4 tek një grua e re. Ky fakt na shtyu të kryejmë profilizim molekular dhe sekuencim gjenetik. Ne shikuam ADN-në qarkulluese të tumorit të saj, ekskretimin e proteomës së saj, në thelb gjithçka që mund të shihej. Dhe tek ADN-ja qarkulluese, në kromozomin 19, gjetëm një përputhje prej 20 bazash me sekuencën plasmidike të Pfizer. Thashë shumë fjalë të mëdha, por dua ta shpjegoj në mënyrë të thjeshtë që të kuptohet lehtë.
Pra, Pfizer dhe Moderna përdorën plasmide ADN-je që në thelb janë si rrathë, por kjo është ADN, në fabrikat e tyre për të prodhuar mRNA. Një pjesë e këtij plasmidi përmban diçka që quhet “spike open reading frame region” (“regioni i hapur i leximimit për proteinën spike”), që ndihmon në prodhimin e mRNA-së për të koduar proteinën spike. Kështu, një pjesë e këtij “spike open reading frame region” përputhet plotësisht me kromozomin 19 të pacientes tek ADN-ja e tumorit. Kur kemi një përputhje prej 20 bazash midis ADN-së së trupit dhe ADN-së së jashtme, ka një shans prej një në miliard që kjo të jetë vetëm rastësi. Pra, është thuajse e pamundur që të jetë vetëm një rastësi, dhe kjo është shumë shqetësuese./MIA