![Erë e fortë në Lezhë/ Kamioni rrezikon përmbysjen në rrugë. Trafik i rënduar](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/WhatsApp-Image-2024-01-20-at-11.21.06-AM-1-640x480.jpeg)
Erë e fortë në Lezhë/ Kamioni rrezikon përmbysjen në rrugë. Trafik i rënduar
Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Lezhës.
Era e fortë dhe stuhitë po vështirësojnë qarkullimin në Lezhë. Raportohet se në disa zona kanë nisur edhe reshjet e borës.
Në urën e Milotit era rrezikoi përmbysjen e një kamioni ndërsa dëmtoi pjesë të tij.
Mësohet se në këtë segment trafiku është I rënduar ndërsa policia apelon drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe ulje të shpejtësisë.