Ervin Shabani takim me kryefamiljarët e Lagjes Marosh: “Besimin tuaj do ta kthejmë në punë e rezultate”
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Gjakovës, Ervin Shabani, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me kryefamiljarët e Lagjes Marosh të Hasit.
Gjatë bashkëbisedimit, Shabani ka theksuar se qeverisja e ardhshme e PDK-së në Gjakovë do të ketë në qendër zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve, duke garantuar se çdo sfidë do të trajtohet nga profesionistë të fushës.
“Besimin që na e dhanë kryefamiljarët e Lagjes Marosh do ta kthejmë në punë, përkushtim dhe rezultate për qytetarët,” tha Shabani.
Ai shtoi se dialogu me qytetarët është bazë e programit të tij, me synim krijimin e një qeverisjeje komunale efikase, transparente dhe të përgjegjshme.