Është gjetur i vdekur një person nga Shqipëria, në një objekt të një kompanie ndërtimore në Tetovë
Me datë 12.01.2024 në ora 19:05 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Poroj, Tetovë, në objektin e një firme ndërtimore, është gjetur i vdekur A.N.(43) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.
Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë.
Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.