Etrit Berisha mes ofertës nga Italia dhe … Suedia!
Klubi italian i Serisë B, Specia, kërkon të sistemojë çështjen e portws për sezonin e ri dhe Etrit Berisha është emri i duhur.
35-vjeçari i kombëtares sw Shqipwrisw, i cili ka një karrierë të gjatë, ku ka mbrojtur portën e disa klubeve si Atalanta, Lacio, SPAL apo Torino, ka përfunduar kontratën me Empolin, klub ku ishte sezonin e fundit, të cilin e mbylli me 14 ndeshje, ndërsa në Europian kaloi zgjedhje e dytë për Silvinjon që preferoi Strakoshën.
Ndërkohë një tjetër pistë për Berishën është edhe rikthimi në Suedi me ekipin e Kalmarit, me të cilin ka luajtur vite më parë.