
Fabregas entuziast: Vojvoda na sjell eksperiencë dhe qëndrueshmëri
Klubi i Komos ka zyrtarizuar transferimin e Mërgim Vojvodës nga radhët e Torinos, duke e bërë pjesë të projektit nën urdhrat e Çesk Fabregas. Mbrojtësi 30-vjeçar, ka firmosur marrëveshjen deri në vitin 2028 me skuadrën e Komos, e cila ka bërë shumë lëvizje gjatë kësaj dritareje të merkatos.
“Mërgimi na sjell eksperiencë, forcë dhe qëndrueshmëri mbrojtëse në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të vepruar në shumë role mbrojtëse dhe eksperienca e tij në Serinë A do të jenë shumë të vlefshme për të vazhduar të përforcojmë linjën tonë të prapavijës”, ishte komenti i Çesk Fabregas pas zyrtarizmit të marrëveshjes për të cilën Komo pagoi 2,5 milionë euro në arkat e Torinos.
Vetë futbollisti ka shprehur kënaqësinë e tij për të këtë aventurë të radhës në karrierë.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm që të ndihmoj ekipin. Seria A është nëj kampionat jo i thjeshtë, por mendoj se skuadra ka cilësi të mjaftueshme. Kam folur me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin”, tha Vojvoda pas prezantimit të tij.