Fabrizio Romano: Bolonja interesohet për djalin e Rudi Vatës
Konsiderohet si një ndër talentet më premtues në “Kontinentin e Vjetër” e për këtë aryse i duhet një lëvizje, në një klub eltier. Bëhet fjalë për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Roko, me 18-vjeçarin, i cili është duke shkëlqyer me ekipin e të rinjve të “gjigantëve” skocezë të Seltikut, të cilët jo pak herë e kanë thirrur edhe në ekipin e parë.
Potencialin e tij e kanë vënë re edhe në Itali, ku sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, për “fantazistin” e sulmit intersohen “emilianët” e Bolonja-s, me skuadrën e drejtuar nga teknikut, Tiago Mota, që po kërkon me ngulm një vend në zonën e kupave të Evropës dhe Vata shihet si afrimi, që mund t’i ndihmojë jo pak në këtë mision.
Për autorin e 13 golave, në 20 përballjet e zhvilluara të këtij sezoni, me të rinjtë e “Keltëve” skocezëve, Bolonja është duke bërë gati një ofertë bindëse vlera dhe detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura, në mënyrë që të afrojnë, që në muajin janarin, “yllin” e ri të sulmit.