
Fadil Cana drejtor i ri i Klinikës Infektive – shkarkohet drejtoresha Stevanoviq
Drejtor i ri i Klinikës për Sëmundje Infektive nga pasditja e sotme është infektologu i njohur Fadil Cana, përcjell tvklan.mk, ndërsa lajmi konfirmohet nga klinika.
Doktor Cana është specialist i sëmundjeve infektive dhe punonte për një kohë të gjatë në këtë klinikë. Siç përcjell tvklan.mk, Cana ishte njëri nga mjekët infektologë më në zë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.
Si drejtor i Klinikës Infektive, Cana e zë vendin e dr. Milena Stevanoviq, e cila ishte drejtoreshë e kësaj klinike për shtatë vite, duke përfshirë edhe periudhën e pandemisë Covid-19.
Për momentin nuk ka të dhëna për arsyen e shkarkimit të Stevanoviqit dhe emërimit të doktor Canës./tvklan.mk