
Familja Jackson nuk gjen qetësi, krejt kjo shkaku i pasurisë së “Mbretit të popit”
AA
Gjykata e Apelit në Kaliforni refuzoi apelin e nënës së Michael Jackson dhe ka vendosur që ekzekutuesit e pasurisë së yllit të popit mund të vazhdojnë me shitjen e 50% të të drejtave të tij muzikore te Sony Music për 600 milionë dollarë.
Një muaj pas lëshimit të një urdhri të përkohshëm kundër Kathryn Jackson, gjykata vendosi që të besuarit e pasurisë, John Branca dhe John McClain, nuk shkelën kushtet e testamentit të yllit kur nënshkruan marrëveshjen gjigante me Sony.
“Testamenti u dha të besuarve kompetenca të gjera shitjeje, pa asnjë përjashtim për asetet specifike që janë objekt i kësaj çështjeje”, thuhet në vendimin e gjykatës së apelit.
“Prandaj, [gjyqtari më i ulët] nuk gaboi në përfundimin se ishte qëllimi i Michael që t’i lejonte administruesit të shesin çdo pasuri, përfshirë ato që lidhen me transaksionin e propozuar.”
Gjykata gjithashtu hodhi poshtë ankesën e Jackson me arsyetimin se ajo nuk kishte paraqitur argumentet e saj në gjykatën e mëparshme.
Zjarret në Maqedoni, me helikopterë policorë janë hedhur
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vetëm në Çuçer Sandevë janë hedhur mbi 45 ton ujë me helikopterë
Snopçe, shef i shtabit zgjedhor i ASh-së, Taravari:
8 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se deputeti Halil Snopçe do të jetë shef
Ramiz Merko bojkoton aktivitetin partiak të BDI-së në
5 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka