Familja po kërkon besë, nuk ia japin, detaje nga vrasja në Klinë (VIDEO)
Vrasja e dy të rinjve, Albison dhe Rexhep Slivova, të cilët u qëlluan për vdekje nga Jon Hoti në një lokal në Klinë nëntorin e vitit të kaluar, ka sjellë detaje të reja.
Familja e dorasit ka kërkuar besë për ngjarjen, por deri tani nuk ka arritur ta marrë atë, njofton Klankosova.tv.
Gazetari Avni Berisha, i cili ka raportuar për ngjarjen duke qenë nga i njëjti qytet, ka ndarë detaje mbi situatën dhe kërkesën e familjes për besë, pasi një anëtar i familjes ka dhënë besën, ndërsa tjetri ka refuzuar ta japë.
Rron Kastrati, psikolog, ka komentuar poashtu mbi situatën dhe ka theksuar se shoqëria duhet të shmangë dhunën dhe të përqendrohet më shumë në edukimin e fëmijëve, duke e konsideruar atë si një nevojë të theksuar.
Sipas tij, mungesa e planeve operative dhe praktikat institucionale të dobëta janë faktorë që ndikojnë në pasojat e dhunës, siç është vrasja e dy të rinjve, duke shtuar se këto ngjarje janë rezultat i mungesës së ndërgjegjësimit shoqëror dhe pasivitetit të institucioneve në parandalimin e tyre.
Por për të dëgjuar ecurinë e ngjarjes së plotë, ndiqeni emisionin e plotë “Kosova Today” në Klan Kosova: