AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët kërçovarë, duke ndarë me ta energji pozitive dhe mesazhe të qarta për ndryshim, bashkim dhe shpresë.
“Energji të mirë dhashë, por edhe mora mes kërçovarëve të mi – pavarësisht moshës, etnisë apo gjinisë”, tha Limani, duke theksuar se shpirti i Kërçovës qëndron pikërisht në larminë dhe unitetin e saj. Ai rikujtoi fjalët e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu:
“Fitoren nuk e solla unë, por e gjeta mes jush.”
Duke vërejtur pjesëmarrjen e madhe të të rinjve në takim, Limani tha se Kërçova ende ka shpresë, dhe kjo shpresë vjen nga brezi i ri që kërkon rotacion, zhvillim dhe përfaqësim të ndershëm.
Ai theksoi se fitorja e vërtetë nuk matet thjesht me vota, por me përfshirje dhe me përbashkim:
“Fitorja është kur zgjidhet i pari i qytetit që e duan të gjithë – jo kur nxirret dikush i tepërt. Qyteti fitojnë kur udhëhiqet nga dikush që bashkon, jo përjashton.”(INA)
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë