
Fatmir Sabriu takon të dërguarin special të OSBE-së për rininë, Santeri Leinonen
Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, zhvilloi sot një takim me z. Santeri Leinonen, i dërguari special i OSBE-së për çështjet e rinisë.
Gjatë takimit, u diskutua rreth politikave rinore dhe rëndësisë së përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse. Palët identifikuan hapat konkretë për implementimin e projekteve në fushën e paqes, sigurisë dhe rinisë.
“Rinia është shtylla kryesore për ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt. Prandaj, jemi të përkushtuar të zbatojmë politika që garantojnë përfshirjen e tyre aktive në hartimin e politikave shtetërore,” u shpreh Sabriu.
Ky bashkëpunim me OSBE-në vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.