Faton Ahmeti: Ju them vasalëve, VRED-it, se Ali Ahmeti nuk ikën nga Shkupi, po arrin në Tiranë
Faton Ahmeti, shefi i shtabit zgjedhor të AKI-së, ka dërguar porosi deri te VLEN-i, apo siç i quan ai, “vasalët, VRED-i”, për vizitën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në Tiranë, njofton Top24
Ai tha se Ahmeti nuk po ik nga Shkupi më 17 tetor, por se do të arrijë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare për drejësi të pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen dhe mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.