AA
Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në seancën e shqyrtimin fillestar, pas leximit të aktakuzës, Klinaku tha se nuk konsideron që nuk ka kryer vepër penale.
“Konsideroj qe nuk kam kryer vepër penale dhe unë nuk e pranoj fajësinë”, tha Klinaku.
Fajësinë nuk e ka pranuar as i akuzuari tjetër Nuredin Selmani.
Në leximin e aktakuzës, prokurori special, Bekim Kodraliu tha se Faton Klinaku e ka kanosur seriozisht dhe publikisht kryeministrin Albin Kurti.
“I pandehuri Faton Klinaku, seriozisht dhe publikisht e ka kanosur përmes rrjetit social Facebook duke postuar. Pas reagimeve të opinionit publik, i pandehuri ka përsëritur një shkrim me përmbajtje kërcënuese. I pandehuri seriozisht e ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti”, tha ai.
Edhe për të akuzuarin Nuredin Selmanin, prokurori special tha se “seriozisht dhe publikisht e ka kanosur [Kurtin]” përmes rrjetit social Facebook
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë