AA
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime spitalore bëjnë me dije për Euronews Albania se prej 11 ditësh ish-kryeministri ndodhet në reanimacion në një spital privat në kryeqytet.
Mësohet se Nano ka bërë vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi para 11 ditësh, është rikthyer ne jetë nga ekipi i mjekëve të spitalit privat. Aktualisht është në gjendje të rëndë me dëmtime të mëdha të trurit dhe reagim vetëm ndaj dritës.
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe me prognozë shumë të rëndë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga spitali për Euronews Albania.
Fatos Nano, 73 vjeç pre kohësh vuan nga probleme të mushkërive.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, krahasoi rezultatet e zgjedhjeve të 2024-ës me ato
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do